E humbi jetën nga Covid-19, zbulohet kush ishte e dashura e këngëtarit Kujtim Prodani që asnjëherë se tregoi

Në ditët e para të janarit, u nda nga jeta kantautori i mirënjohur, Kujtim Prodani. Prodani ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në datën 30 dhjetor, por për shkak të gjendjes së rëndruar që i shkaktoi Covid 19, ai humbi jetën.

Të shumtë ishin kolegët dhe miqtë e kantautorit të mirënjohur, që reaguan për ndarjen e parakohëshme, duke kujtuar edhe disa nga momentet që kishin kaluar me të, por ishte edhe një personazh që megjithëse u përmend, nuk u bë asnjëherë publike.

Partnerja e Prodanit, të cilën ai nuk e kishte prezantuar asnjëherë. Alda Shehaj është pedagoge në Fakultetin Ekonomik prej vitesh, ku u emërua pas doktoraturës në Angli. Kolegët dhe studentët e njohin për profesionalizimin dhe zotësinë që hera-herës, nga studentët, përkthehet edhe si ashpërsi.

Alda ka qenë me Prodanin për disa vite, dhe megjithëse të dashuruar, zgjodhën të mos bashkëjtojnë. Alda jetonte me të bijën ndërsa lidhjen e njihte vetëm rrethi i tyre i afërt. Megjithatë, kur i dashuri i saj u nda nga jeta, Alda e ndau dhimbjen në rrjetet sociale, në atë numër të kufizuar miqsh e të njohurish.