Marrja e luleve në varreza dhe rishitja e tyre është një fenomen që prej kohësh i mundon familjarët në Tiranë dhe jo vetëm
Kjo eshte kthyer tashmë në një biznes duke bashkëpunuar me tregtarët e luleve.
Kjo ngjarje eshte transmetuar ne Fiks Fare nga një qytetar ishte në lidhje me vjedhjen e herëpashershme të luleve nga varri i nënës së tij. Ai iu drejtua Fiks Fare për të ngritur zërin kundrejt këtij fenomeni aspak njerëzor, pasi edhe kjo në vetvete është një lloj dhunimi varri.
Në një intervistë për Fiksin u shpreh se ka humbur nënën prej Covid -19 dhe sa herë që shkon për ta vizituar në banesën e saj të fundit në Sharrë i çon lule të freskëta, të cilat në asnjë rast nuk i ka gjetur me në vizitën e tij pasardhëse. “Unë së bashku me motrat çdo herë blejmë lule natyrale dhe i çojmë tek varri i nënës tonë, por ato vidhen rregullisht dhe rishiten.
Kemi provuar edhe t’i presim bishtat që mos t’i marrin, por përsëri i vjedhin.
Jemi interesuar dhe kemi pyetur këtu vërdallë dhe na thonë që janë disa persona që e bëjnë këtë gjest të turpshëm. Kërkojmë nga emisioni juaj të investigoni mbi këtë fenomen” përfundon qytetari.