Vetëm 28 vjeç, humb jeten nga Covidi infermierja shqiptare

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshë të re një infermiereje shqiptare nga Kërçovë . Si pasojë ka humbur jetën Lindita Alimi, 28-vjeçe.

Lajmi bëhet i ditur në një postim të “Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë” në Facebook.

Postimi i plotë:

Nderron jete ne moshe te re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjece .

E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites.