Këtë të dielë ka nisur edhe sezoni i ri i “Portokalli”. Por kesaj radhe ishte nën drejtimin e Eneda Tarifës dhe Salsano Rrapit. Ate mbremje ka qenë Xhemi Shehu ajo që i ka uruar suksese spektaklit të humorit ne sezonin e ri.
Me anë të një videoje të shkurtër, ku Xhemi shihet krahë Salsanos, moderatorja ka shkruar:
“Shuuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi.”
Mirepo ne komentet e metejshme një nga komentuesit ka tërhequr vëmendjen e Xhemit dhe ajo nuk ka ngurruar te pergjigjet. “Vetë u largove, nuk të hoqi njeri”, ka komentuar përdoruesi.
Keshtu moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, duke ia kthyer: “Edhe s’duhet të më mungojë pse ika vetë kështu?!”
Xhemi u largua nga “Portokalli” dhe Top Channel në përfundim të sezonit të shkuar. Me anë të një videoje të Arbana Osmanit pak ditë më parë, Shehu la të kuptohej se me shumë mundësi, nuk do t’i rikthehet ekranit për një kohë të gjatë per shkak te angazhimeve te tjera qe ajo ka.