Vendimet e Komitetit Teknik: Ja cfare u vendos për orarin e lëvizjes dhe mësimin në gjimnaze dhe universitete

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë diten e sotme në një konferencë për mediat, duke deklaruar se edhe pasi ka rënie të pozitivitetit të infeksionit, nuk do të ketë lehtësim masash, dhe do të mbeten në fuqi masat e vjetra.

Nuk do të ketë qarkullim pas orës 20:00, veç atyre që kanë nevoja urgjente dhe profesioneve që e kanë të nevojshme punën pas këtij orari. Mira Rakacolli tha se baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 20:00, pastaj do të vazhdojë shërbimi “delivery”.

Mësimi do të mbetet online në universitete, përveç maturantëve dhe klasave fillore. Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për të mos u grumbulluar më shumë se 10 veta. Këto masa do të mbeten në fuqi për dy javë, deri në një rishikim të dytë.

“Jemi të shqetësuar sepse disa subjekte politike po zhvillojnë mbledhje tej normave dhe rregullave të vendosura nga autoritetet. Ekspertët i bëjnë apel lidervë të partive që t’i bëjnë takimet me elektorat në përputhje me rregullat e vendosura”.