“Vendi i vetëm në botë, 100% të izoluar”, si e frenuan koronavirusin për 21 ditë shqiptarët ne Tuzit

Mali i zi eshte nje nga vendet ku koronavirusi ka shifrat me te ulta ne te gjithe evropen me 294 raste dhe ku vetem 4 prej tyre kane humbur jeten.

Por ne Malin e Zi gjendjet një komunë me shumicë shqiptare, e cila ka shënuar një rast unik në botë sa i përket koronavirusit eshte nga vendet e vetme ne bote.

Nik Gjeloshaj ka thene ne emisionin “Opinion” se komuna e Tuzit është konsideruar nga espertët si vendi i vetëm në botë që ka arritur izolim 100% dhe gjendja atje eshte e mire.

Gjeloshaj tha se kjo gjë është arritur për shkak të masave ekstreme që janë marrë, ku asnjë qytetar i Tuzit nuk ka dalë nga banesa për tre javë.

Ai tha gjërat elementare për jetesën janë mundësuar nga komuna, ndërkohë i gjithë qyteti ka qenë në karntinë për 21 ditë.