Vatër e nxehtë e koronavirusi? Do mbyllet….? Spitali del me deklaratën, lëshon para lajmërimin: Janë qindra…..

Spitali Rajonal Vlorë ka reaguar me një njoftim lidhur me denoncimin e bërë ditën e djeshme nga PD që tha se spitali është kthyer në vatër të Covid-19

Por ja reagimi i plote i Spitali Rajonal Vlorë:

Qëllimi për të dëmtuar biznesin, ekonominë e qytetit nëpërmjet panikut të përhapur nga një mashtrim i tillë për personelin shëndetësor dhe situatën në spital, i bën jo vetëm keqdashës por edhe objekt të kallëzimit që institucioni do të bëjë pranë organeve përkatëse gjyqësore.

-Spitali Vlorë për sqarim të komunitetit, bën me dije se një personel shëndetësor asimptomatik që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë. Punonjësja, për arsye të tjera shëndetësore ka qenë me paaftësi të përkohshme gjatë kësaj kohe.

-Spitali Rajonal Vlorë në zbatim të dispozitave ligjore, prej muajsh ka ndaluar hyrjet e familjarëve duke arritur të mbrojë personelin si dhe vetë pacientët duke mirëmenaxhuar, si dhe në bashkëpunim me çdo qytetar vlonjat që ka treguar mirëkuptim.

-Janë qindra vizita mjekësore që kryhen çdo ditë nga mjekë e infermierë të palodhur që i japin qytetit vlerën e profesionistëve!