Varianti Delta po përhapet frikshëm, mbyllja është e pashmangshme, nëse… Drejtori i infektivit jep alarmin

Varianti Delta i Coronavirusit po përhapet frikshëm në Kosovë. Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaks inohen ndaj Covid-19 në mënyre që të mos rrezikohet mbyllja e vendit.

Vishaj në një deklaratë për Telegrafin tha se gjendja për momentin në Klinikën Infektive është e qëndrueshme, por që pritet të ketë një valë të re të infektimeve.

“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaks inimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet ne menyre masive, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, tha ai.