Vapa e nxehte afrikane po rikthehet/ Ja sa gradë do të shkojnë temperaturat nesër, mot përvëlues

Temperaturat e larta kane mbizoteruar sot ne te gjithe vendin tone.
Kjo sipas meteorologeve vjen si shkak i ndikimit te hyrjes se masave ajrore te nxehta Afrikane, qe po mbajne motin me diell dhe temperaturat e larte mbi mesataren e muajit shtator.

Keshtu per diten e sotme temperaturat shenuan 34 grade ne veri, 20 deri 37 grade ne zonat e ulta dhe nga 19 deri 33 grade ne bregdet.
Ndersa edhe per diten e neserme do te kete mot te qendrueshem me diell e vranesira kalimtare ne zonat malore.

Parashikimet per diten e neserme do te jene 16-31 gradë Celsius ne zonat malore, ne zona e ulët 19-35 gradë Celsius dhe ne zonat bregdetare 22-32 gradë Celsius.