Home TE NDRYSHME Vapa e madhe s’ka ndërmend të ikë/ Ja sa do të shkojnë...

Vapa e madhe s’ka ndërmend të ikë/ Ja sa do të shkojnë temperaturat…

209
0

Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të mbeten të larta. Sipas Meteoalb vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sot temperaturat nuk do të ndryshojnë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të rriten ndjeshëm ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 36°C.