Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tashme ka dale ne nje apel per te gjithe qytetaret ku i keshillon te mos abuzojne me lehtesimin e masave qe jane vendosur nga qeveria por duhet te mesojn te bashkejetojne me koronavirusin sa me te sigurte.
Ai theksoi se megjithese situata duket e stabilizuar, nese do te kemi shtim te rasteve kjo do te tregoje se ne fakt ne po shperfillim masat qe jane vendosur, do ta shikojme.
Nder te tjera ai nenvizoi edhe faktin se ne vjeshte nuk do te kete nje rikthin te dyte te vales COVID-19 por ky do te jete i perzier me viruse te tjera sezonale e jo nje rikthim tipik.
“Në opinionin tim si mjek infeksionit dhe pjesë e Komitetit, duhet të evidentojmë 7 elementë. Me hapjen graduale, që ajo që mua më brengos është fakti që hapja mos të konsiderohet si ‘shqyerje’. Qytetarët duhet të respektojnë rregullat në vijimësi. Pra do të jetojmë në një kohë kur do të kemi COVID dhe infeksione të tjera. Ekzistojnë dhe do të shtohen më shumë dhejtra infeksione. Nëse do bindet publiku, kam qartësinë që të kemi situatë optimale dhe do të jemi brenda kapacitetit dhe mos t’i kapërcejmë asnjëherë ato. Kthimi i rasteve do mundet të ndodh vetëm nëse nuk respektohen masat.
Nuk do të kemi kthim të valës së madhe të COVID në vjeshte, por do të jetë i përzërë me infeksione të tjera. Në vjeshtë, qarkullojnë dhe 3 viruse të tjera. Pra do të jetë përzierje të infeksioneve. Individët që kanë mundur të respektojnë masat, vetveten, jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë, duke jetuar në një mjedis sipas shfaqesh së COVID-19, shpresoj që mos të ekzagjerojnë këto kapacitet. Për sa kohë nuk kemi një antiviral, një vaksinë, do jetë infeksioni që do të bëjë imunizimin dhe më pas popullata do të bëjë shkëputjen e zinxhirit. Them se jemi në momente oportune që duhen ruajtur.”, tha Kalo.