Rregulla te reja per autobuzat urban: Hiqet faturinoja, si ndryshon cmimi, shoferi do…

Drejtori i DPSHTR, Blendi Gonxhja ka treguar ne nje interviste se jane bere disa propozime nga drejtoria per mbarevajtjen e transportit urban edhe pse ende nuk dihet kur do filloje.

Keto propozime per rregullat e reja perfshijne: t’i jepet një rol thelbësor policit bashkiak, të hiqet faturinoja, shoferi i mjetit të izolohet dhe të lejohet vetëm 1/2 ose 1/3 e kapacitetit në autobus, por cmimi nuk do te rritet pasi abuzuesit do te ndershkohen.

“Kemi propozuar që të jenë me kapacitet 1/3 apo ½ për shumicën e këtyre autobusëve, do të ndahet hyrja e parë nga hyrja e dytë, ka raste që shoferi duhet të izolohet nga pjesa tjetër e autobusit, do të shmanget absolutisht pjesa e faturinos dhe ky është një problem kyç, dhe duhet që me policinë bashkiake të veprojmë por ka bashki që nuk kanë fare polici bashkiake”, është shprehur drejtori.