Cili vend do ta marri i pari vaksinen e koronavirusit? Duke lene menjane retorikat fjala i mbetet gjeopolitikes dhe parave ku nuk eshte thjesht ceshtje e mbrojtjes se shendetit.
“Qasja ndaj një vaksine është një shans për të forcuar besnikërinë e një vendi, qëndrimin politik dhe prestigjin”, mendon Suerie Moon, bashkëdrejtore e Qendrës Globale të Shëndetit.
Ndaj mesohet qe para se te prodhohet nje vaksine e tille jane bere marreveshje nga vendet e pasura si Anglia apo SHBA ku flitet per vlera prej qindra miliona apo miliarda eurosh per miliona dozash.
Kompani te tilla si BioNTech dhe Pfizer, si edhe AstraZeneca, GSK e Sanofi qe mund te krijojne vaksinen e mundshme kane marre prenotime edhe nga Vende te tjera si Hollanda, Gjermania, Franca e Italia per miliona doza.
Megjithate sipas kreut te programit te vaksinimit Wellcome Trust, Charlie Weller thuhet se ne vitin e pare te gjetjes se vaksines nuk do te kete doza te mjaftueshme per te gjithe vendet.
Ndaj vendet e pasura jane ne gare me njera tjeteren ndersa vendet me te varfra do te kene nje liste te gjate pritjeje perpara.