Bëni gati valixhen! Ja cilat jane shtetet evropiane ku lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë

Deri me tani, bazuar ne perditesimet e bera ne dt 31 korrik, shqiptaret nuk lejohen te ushetojne ne shtetet e BE si Hungaria, Islanda, Luksemburg, Holland, Rumania, Spanja dhe Suedia pasi eshte pare situata epidemiologjike ne vend.

Por shqiptaret mund te udhetojne lirisht ne Poloni dhe Portugali pa patur te nevojshme berjen e testit apo vendosjen e karantines.

Ja cilat jane ato vende te Evropes qe i kane hapur kufijte per shqiptaret sipas rregullave:

Në Greqi, lejohen kalimet për shqiptarët me dokumenta greke dhe vetem per disa udhëtime te domosdoshme por jo ato turistike.

Në Itali, Lituani, Maltë, Norvegji, Sllovaki, Britani (deri në 31 gusht), Estoni dhe Finland lejohen kalimet por me detyrimin e karantinimi me pas për 14 ditë.

Në 4 vende Austri, Bullgari, Francë, dhe Gjermani lejohen udhëtimet duke treguar testin Covid-19 ose testin serologjik, 72 orë para udhëtimit, dhe pa detyrimin e karantinimit.

Në Republikën Çeke dhe në Danimarkë lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme dhe te shoqeruara me detyrimin e paraqitjes së testit Covid-19.

Në Belgjikë dhe në Slloveni lejohen udhëtimet me detyrimin e paraqitjes së testit Covid-19 dhe karantinim për 14 ditë.

Në Kroaci lejohen udhëtimet vetem nëse ke një prenotim në një hotel.

Në Qipro lejohen kalimet me test Covid-19, i cili mund të bëhet edhe në Qipro për rreth 60 euro. Udhëtarët që hyjnë në Qipro kanë detyrimin të izolohen derisa të dalë rezultati i testit.