Vajzë apo djalë/ Marina Vjollca tregon gjininë e bebes që pret me fotot magjike

Pas shumë thashethémesh, Marina Vjollca konfirmoi ditë më parë se është në pritje të ëmbël.

Ajo postoi foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë.

Moderatorja publikoi në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohej barku i rrumbullakosur.

Më vonë po ashtu ajo postoi një foto me Ghetto Geasyn, i cili shihet duke i përkédhelur barkun e Marinës.

“Ne të tre”, shkroi ajo përkrah fotos.

Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze.