Zv.kryeministri Erion Braçe është tepër aktiv në rrjetet sociale dhe nuk humbet asnjë koment që qytetarët i bëjnë. Në disa postime të fundit ai ka reklamuar rrugët e reja që janë shtruar dhe një qytetare i ka komentuar në lidhje me cilësinë e rrugëve. Vajza i ka shkruar Braçes se rrugët janë si kineze, pasi sot bëhen dhe nesër prishen, por duket se ky koment nuk i ka pëlqyer zv.kryeministrit. Braçe pa përtuar fare i ka shkruar vajzës në privat dhe i ka vënë në pah faktin se vajza ka buzët e fryra.
Zv.kryeministri i ka shkruar se rruga është më mirë se sa fakti se vajza ka fryrë buzët para telefonit dhe pasi vajza i është kundërpërgjigjur ai i ka bërë bllok.