Home TE NDRYSHME Vajza e Rikard Llarjas na prek te gjitheve: Mirupafshim ba, nuk ka...

Vajza e Rikard Llarjas na prek te gjitheve: Mirupafshim ba, nuk ka lamtumirë për prindin

190
0

E bija e aktorit Rikard Llarjas, Lorena, shprehu nje mesazh drejtuar humbjes se artistit te madh dhe babait te saj.

Ja se cfare shkruan ajo:“Asnjëherë nuk je gati t’i thuash lamtumirë prindit”, shkruan ajo. Lorena shprehet se ai u nda nga jeta në ditë të vështira, por sapo situata do të normalizohet, familja do të organizojë diçka, për ta kujtuar të gjithë bashkë.

Vajza e Rikard Llarjas: Mirupafshim ba, nuk ka lamtumirë për prindin!

“Sot ka qene nje dite shume e veshtire per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.

Vajza e Rikard Llarjas: Mirupafshim ba, nuk ka lamtumirë për prindin!

Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.