Që Meghan dhe Harry do të ishin ndryshe nga çifti i dukëve të Cambridge, William dhe Kate, kjo u duk që në fillimet e marrëdhënies së tyre, mirëpo kurrsesi nuk na e kishte marrë mendja që gjërat do të arrinin deri në atë pikë sa çifti i njohur të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore, titujt përkatës dhe të jetonin të lirë jetën e tyre larg të tilla impenjimeve.
Por duket se si tuatat e tensionuara mes princ Harryt dhe Pallatit Mbretëror vijojnë të mbeten ende të njëjta. Mbretëresha Elisabeth ka kërkuar rikthimin e menjëherëshëm të tij Angli, pa përmendur emrin e Meghan Markle.
Ajo kërkon takim me Harry-n, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Burime pranë ‘DailyMail’ bëjnë me dije se raporti mes çiftit Meghan-Harry dhe mbretëreshës është përkeqësuar dhe tani vështirë të flitet për një rikthim në normalitet. Çifti kanë bërë thirrje publike që amerikanët të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, një temë kjo që Mbretëresha po pret me padurim ta diskutojë me nipin e saj.
Harry-t do t’i duhet të qendrojë dy javë në karantinë, ndërsa pritet që komunikimi me mbretëreshën të realizohet në distancë.