41 vjecarja nga Gjermania, ka lindur pa këmbë dhe me duar të deformuara. Por ajo tregon se asgjë nuk e ndalon atë të jetë një nënë e mirë.
Pavarësisht sfidave si pasojë e këtij crregullimi të rrallë gjeneti që ka, ajo ka ndërtuar një jetë të plot me arritje, duke shërbyer si një grua e përkushtuar, nënë, pronare butiku dhe një aktiviste për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar .
Ajo tashmë kujdeset për djalin e saj bashkë me bashkëshortin dhe gjithashtu nuk e lë pas dore karrierën dhe punën e saj, duke mos harruar edhe fotografinë që e ka pasion.
“Ka shumë keqkuptime kudo dhe unë dua t’i qartësoj ato,” shpjegoi ajo. “Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shohim aftësinë e kufizuar. Trupi im mund të duket ndryshe, por kjo nuk më bën më pak të aftë ose më pak të denjë për të jetuar jetën time në maksimum.”
Hulya Marquardt vazhdon të frymëzojë mijëra njerëz me qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e saj, duke i treguar botës se aftësia e kufizuar nuk është një kufizim, por një pjesë e spektrit të gjërë të njerëzimit. SHIKO.NEWS