Ditën e djeshme janë mbajtur homazhe për artisten Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje.
Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueyda-s ka treguar për emisionin Rudina bisedën e fundit me 46-vjeçaren, e cila i kishte thënë se do të jetonte. “Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.
Unë do jetoj, mos u bëni merak”, Hueyda El Saied luftoi deri në momentin e fundit
Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.
Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha ajo.