Bashkëshorti Hueydes bëri gjestin që rrallëkush e bën per djalin e saj: “2021 viti me i bukur”

Ne nje postim ne Instagram para se te nderronte jete Hueyda shkruante se viti 2021 eshte viti me i bukur i jetes se saj.

Sot është dita më e lumtur shkruante ajo përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqen dy duar të kapura, ajo ka treguar se 2021-shi është viti më i bukur për të. Kjo pasi bashkëshorti i saj Thierry ka birësuar Gabrielin.


“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.
Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierry-t ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017.

Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar.

Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte shume e bukur madje“, ka shkruar Hueyda.