Artistja Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor të vitit 2021, pas një beteje me një sëmundje. Ajo la pas një djalë, Gabrielin dhe bashkëshortin e saj Thierry-n, i cili e kujton shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale. Ky është viti i parë i Thierry-t pa Hueydën, sepse siç thotë ai.
Me një video duke vallëzuar së bashku, ai ka bërë një urim për të dashurën e zemrës, duke shkruar:
“Më mungon shumë dashuria ime… dhe edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, prapë vazhdoj t’i kujtoj të gjitha ato momente përrallore që kemi kaluar së bashku. Gëzuar! Të dua Hueyda.”
Hueyda dhe Thierry kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe më pas Thierry u bë zyrtarisht babai i Gabrielit, me të cilin ka thënë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.