Iliri bëhet xheloz për Donaldin: Dua edhe unë ta kem një emision

Einxhelin e Donaldin pas përfundimit të “Big Brother” do i shohim në dy emisione. Einxhelit iu realizua ëndrra për të pasur një emision televiziv që do të ndihmojë vajzat në nevojë kurse Donaldi do të moderojë emisionin “Më lër të flas” së bashku me Romeon. Por duket se së shpejti dhe Ilirin do ta shohim me emision.

Gjatë një bisede me banorët për gastronominë, Iliri shprehu dëshirën që të ketë një emision gatimi. “Ta bëj unë një program kuzhine”, tha Iliri ndërsa Einxhel i sugjeroi të marrë dhe Meridianin.

Mbrëmjen e pardjeshme Arjola dhe Monika u eliminuan nga “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Brenda shtëpisë janë tashmë vetëm 4 finalistët, Iliri, Beniada, Donaldi dhe Einxhel.

Pasditen e djeshme, Iliri i ka dedikuar një përshëndetje mikeshës së tij, Arjolës. Ai është shprehur se i mungon zëri i saj.

“Arjola të përqafoj motra! Më mungon ai zëri yt ulëritës”, ka thënë Iliri. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, i është rikthyer jetës normale.

Aktorja, me anë të një posti në Instagram, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.