U shtrua te ‘Shefqet Ndroqi’, qytetari rrëfen cfare ndodh atje: Dëgjoja njerëzit qe..

Eshte nje nder ish pacientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili se fundmi ka rrëfyer eksperiencën e tij në spitalin COVID-2. Sipas tregimit te tij ai kishte pasur dyshime para se te ikte ne spital duke qene se kishte degjuar shume fjale qe mjeket dhe infermiert te trajtonin keq. Mirepo me pas e ndryshoi mendimin dhe u shtrua ne spital ku pa se kushtet ishin shume te mira dhe i gjithe stafi mjekesor kujdeseshin per pacientet. Tashme u hodhen poshte fjalet e degjuara dhe u ben thirrje qytetareve qe te ndalin gënjeshtrat, ndërsa shpreh respektin maksimal për stafin e spitalit.

Ja rrefimi i i qytetarit qe u shpernda edhe ne faqen e kryeministrit.

“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për ia analiza dhe bëra edhe skaner. Me t’i parë këto analiza dhe skaner, në drejtoi drejt spitalit të tiranës “Shefqet Ndroqi”, por duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet e njerëzve që nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre, u mendova 1000 herë dhe thashë që të mos shkoj.

Pas disa ditëve ndryshova mendje dhe shkova në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Atje më drejtuan në katin e katërt, dhoma 30. Qe një kujdes i jashtëzakonshëm, një shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoresha e pavionit Klodiana Bratja, ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe Prof.Dr Perlati, drejtori i spitalit, na vinin përditë në dhomë. Kushtet qenë nga më të mirat, kështu që nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendej shumë të mirë. Edhe njëherë, stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët”, thotë Maksim Ylli