U rritëm me historinë e saj, mbyll sytë aktorja e mrekullueshme

Aktorja çeke Libuse Safrankova, e njohur për rolin e saj në “Tre lajthi për Hirushen”, u nda nga jeta sot në moshën 68-vjeçare, raportoi CNN Prima News.

Në këtë film shumë popullor, i xhiruar në 1973 nga regjisori çek Vaclav Vorlicek, Sarankova luan një Hirushe shumë të re që vallëzon, gj.uan me h.ark dhe ngjitet në pemë.

Një pjesë e filmit u xhirua në kështjellën piktoreske Moritzburg, në Saksoni, ku, që nga viti 2009, mbahet një ekspozitë vjetore kushtuar këtij filmi.