Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka mbajtur sot fjalën e saj në parlament, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një tur të pasur me takime me zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë.
Hajdari komentoi situatën e rëndë, sipas saj të shoqërisë shqiptare, që ndjek modelet e gabuara.
“Sot model është horri me makinën e shtrenjtë, që nuk ka punuar asnjë ditë, dhe ecën në rrugët e Tiranës.
Po ashtu modeli i servilizmit është një model i ofruar nga ky parlament. Ky është një model që shqiptartë nuk duhet ta përqafojnë. Ne duhet të shkojmë përtej këtyre modeleve.
Thirrja ime për ju është që të mos e përqafojmë këtë model, kemi 30 vite me këta njerëz. Ndaj sot është një thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mall kim 30 vjeçar”, u shpreh Hajdari.