Lajmi fundit Varianti i ri Delta mbërrin në Shqipëri? Ministrja Manastirliu bën thirrjen e fortë për të gjithë ne

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ngritur alarmin nga Kuvendi lidhur me variantin e ri Delta që është identifikuar në vendet e rajonit.

“Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve.

Por ka një alert! Është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit.

Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal,”- tha ministrja Manastirliu mes të tjerash.