Shefi i repartit te Kardiologjise i eshte pergjigjur moderatores Aida Shtino, e cila disa dite me pare pyeste perse nuk lejohet perdorimi i celulareve nga pacientet qe jane shtruar ne spitalet Covid.
Shtino ka kerkuar te dije se pse nuk u lejohet aparati celular pacienteve per te komunikuar me familjaret e tyre.
Keshtu ne nje reagim publik doktor Edvin Prifti i eshte pergjigjur gazetares e cila ka marre edhe kercenim me burg.
Ai ka thene keto fjale:
“Njëkohësisht në çdo spital të vendeve të zhvilluara në repartet ku pacientët janë rëndë, nuk lejohen celularët. Po ashtu në asnjë terapi intensive nuk lejohen celularët! Njëkohësisht, në reparte ku trajtimi i sëmundjes është konsekutiv dhe impjenativ, me shumë vizita të mjekëve, me hulumtime, ndjekje të vazhdueshme, veçanërisht kur vetë mjekët mund të jenë të kërcënuar për tu kontaminuar ata vetë, do të ishte e pakuptimtë që sa herë mjekët apo infermierët tu duhet të diskutojnë mbi gjendjen e pacientit tek koka e tij, ju duhet ti luten pacientit që të fikë celularin.”
Nderkohe midis te tjerave fjale prekese ishte edhe sqarimi:
E pra kjo të jetë e qartë njëherë e mirë. Mjekët nuk kanë asnjë rol në financimin e shëndetësisë, mënyrë e këtij financimi, nevojat kombëtare, përballjen me investimet, teknologjinë e re, trajtimet e diferencuara, furnizimet, pastërtinë, higjenën, organizimin dhe menaxhimin administrativ etj. Të gjitha këto politika bëhen në parlamentin shqiptar, nga forcat politikë, qeveria shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që asistojnë, normativat europiane, dhe kriteret për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Edhe mbajtja apo jo e celularit në fund nuk është një vendim i mjekëve, por është një vendim institucional.