Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka bërë të ditur per publikun se është infektuar me koronavirus.
Artistja ka dashur te lajmeroje te gjithe njerëzit qe te kuptojne se virusi ende ekziston dhe se sipas saj është sjellje e kulturuar të tregosh nëse je infektuar me koronavirus apo jo.
Ajo ka thene shprehimisht:
“Teksa publikosh statusin, sheh se ka edhe komente nga më të çuditshmet. Po më vjen keq nga njerëzit për nivelin që kanë. Kam pas dhimbje të medha të trupit, kokës, marrja e zërit etj. Simptomat janë individuale. Nuk kam temperaturë.
Unë Adelina Thaçi, qytetare e këtij vendi nuk publikoj statuse për hajgare vetëm për like e komente, pasi hallin më shumë e kam pas tek bashkëshorti im. Duhet te kuptojme njëherë e përgjithmonë për të gjithë njerëzit që virusi ekziston dhe na infekton. Dashtë Zoti me kalu unë mirë, edhe pse mirë jam se e kam marr me shumë qetësi. Nuk jam tipi që kam qejf shumë me u shpërfaq.
I kam vajzat e vogla dhe ato vijnë deri tek dera e duan të më përqafojnë, e qajnë te dera gje qe me keput shpirtin. Per mua si nene kjo nuk është ndjenjë e mirëteksa bijat e mia qajne, prekem edhe une.
Simptoma e parë që e kam ndjerë një lodhje nga këmba e deri të koka. I thash bashkëshortit që nuk po ndjehem mirë. Me filloi dhimbja e qafës, sytë po ashtu. Pastaj kam qenë te fiziatri (doktori), dhe ai më tha që simptomat që ke ti, janë të virusit.
E mora seriozisht mendimin e tij, sa erdha në shtëpi nga mbrëmja shkuam me bashkëshortin në Infektiv. E bëra testin diku nga ora 21:30 apo 22:00 e mbrëmjes. Pas dy dite deri sa kam prit jam izoluar, dhe kur ka qenë koha e mirë kam ndejt në ambient të hapur në një kënd që e kam bërë për veten në oborr.
Kam has në persona konkret që e kanë ditur që janë pozitiv dhe nuk kanë treguar. Është kulturë me tregu. Në momentin që tregon thonë që ti je këngëtare dhe e bën për like e komente. Kjo nuk është hajgare. Tash po dëgjoj muzikë, po bëj ushtrime. Nga terapia kam vetëm paracetamol, vitamin C, lëngje më shumë dhe pushim duhet më shumë” ka thënë mes tjerash ajo