Para pak ditësh në media qarkulluan disa foto e video të ish-kryeministrit Fatos Nano në ambientet e jashtme të një spitali privat në Tiranë. Në foto dukej ish-kryeminitri duke dalë nga spitali në një karrige me rrota dhe i shoqëruar nga mjekët dhe infermierët.
Ndërsa ditën e sotme një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe ka treguar se ish-kryeministri Nano ka udhëtuar nga Tirana drejt Vjenës. Fatos Nano ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana dhe të dy janë nisur nga aeroporti i Rinasit për në Vjenë.
Ende nuk dihet nëse ky udhëtim i tij drejt Vjenës ka lidhje me fotot nga spitali.
Ndërsa vlen të thuhet se ish-kryeministri Nano ka zgjedhur gjithmonë të jetë sa më larg vëmendjes së mediave dhe daljet e tij janë shumë të rralla.