Fifi nuk fitoi vendin e parë por lë pa fjalë Ardit Gjebrean me atë që i thotë: Mua më ka dalë nami kot

Gjatë “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare, moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka tregur troç për cilin këngëtar ka votuar këtë festival. Ai është shprehur se ka dy telefona dhe me të dy votoi Fifin dhe Brunon sepse ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.

Ndërsa Fifi shprehet se këtë vit ka marrë pjesë tek “Kënga Magjike” vetëm për kënaqësi dhe jo sepse po vd es për të fituar çmimin e parë siç i ka dalë zëri kudo.

Fifi: Ideja është që këtë vit, në këtë edicion festival kam marrë pjesë veç për kënaqësinë shpirtërore sepse më ka dalë nami që po vd es të fitoj festivalin. Nuk v de s për të fituar festivalin, unë atë që desha prej festivalit, e mora bashkë me djemtë dhe ne këtë e bëjmë më shumë për publikun në fund të ditës për të marrë kënaqësinë e tyre dhe energjinë prej tyre. Unë jam shumë e lumtur që erdha bashkë me Brunon dhe më çunat dhe sollëm një energji tjetër, një frymë tjetër dhe një fiksim tjetër. Me vite të tëra njerëzit kanë qarë me mua dhe këtë vit thashë hallakatuni.