U dashuruan në kohën e koronavirusit! Njihuni me çiftin që u njohën nga ballkohet gjatë karantinës: E desha sa…

Ata janë fejuar, duke u bërë një “Romeo dhe Zhulietë” e ditëve moderne në Verona, i njëjti qytet ku ndodhi historia e famshme e Shakespearet.

Për Michele D’Alpaos, ishte dashuri me shikim të parë. Ai e kujton me detaje momentin kur pa 40-vjeçaren, Paola Agnelli, ndërsa ajo ecte në tarracën e banesës së saj në Verona.


“Ishte pasditja e 17 marsit, kur u detyrova të punoja nga shtëpia për shkak të bllokimit”, tha D’Alpaos për CNN. “Unë pashë këtë vajzë të bukur, Paolan. U tr ondita menjëherë nga bukuria e kësaj vajze, nga buzëqeshja e saj. Unë duhej ta njihja atë.”

Çifti kishte jetuar përballë njëri-tjetrit pothuajse tërë jetën e tyre, por nuk ishin parë asnjëherë. Por atë pasdite, ndërsa motra e saj luante violinë në ballkonin e tyre siç bënte çdo mbrëmje, Agnelli kapi shikimin e D’Alpaos.