Aktori i humorit Albano Bogdo ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan’, ku ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij.
Aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij, Jonida Sanço, një eksperte në komunikim dhe marketing.
“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.
Po si i ka propozuar partneres për martesë? Albano tha se iu desh të shtirej sikur i kishte harruar ditëlindjen, pasi kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të dashurën.
“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12:00, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen! Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me mamatë tona. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh? Po, ulu dhe më kërko falje, më tha ajo. U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’. Dhurata për ditëlindjen është dhurata ime për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.
Ndër të tjera ai u shpreh se jetonte me Jonidën në shtëpinë e vjehrrës së tyre dhe se jeta e tij tashmë është stabilizuar.