“Nuk flas dhe nuk do t’i flas kurrë babait”. Jasmina tregon fëmijërinë e vështirë

Deklarata të forta janë bërë nga ish-konkurrentja e Për’Puthen Jasmin Kadriu. Kjo e fundit ka treguar për ‘Glamour Zone’ se prindërit e saj janë divorcuar kur ka qenë 3-vjeç dhe që prej atëherë ajo nuk ruan asnjë kontakt me babanë.

Ester Bylyku: Ti ke patur fëmijëri të lumtur me të gjitha gjërat që mund të ëndërronte një fëmijë apo ka patur fëmijëri pak të vështirë, jo si gjithë të tjerët?

Jasmin Kadriu: “Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje.”

Ester Bylyku: Përmende mamin dhe familjen e mamit, po babi?

Jasmin Kadriu: “I kam të divorcuar që 3 vjeç dhe që nga ai moment që ata janë divorcuar vetëm familja e mamit është përgjigjur, dajat dhe gjyshi. Aktualisht me ata kam marrëdhënie dhe me askënd tjetër.”

Ester Bylyku: Në situata të tilla vajzat kanë marrëdhënie perfekte me nënat e tyre dhe tani e kuptoj arsyen se pse ke punuar aq herët, i ke ardhur në ndihmë dhe asaj. Tani je vajzë e rritur dhe femër e realizuar, me babain nuk mban kontakte?

Jasmin Kadriu: J”o fare, nuk kam pasur ndonjëherë dhe nuk është se kam dëshirë të kem ndonjëherë. Në momentin që unë jam rritur me atë lloj mungese mund ta kaloj të gjithë jetën dhe nuk e kam problem.”