Home TE NDRYSHME Turqia kërkon punëtorë për mbledhjen e çajit,dhe me rrogat sa ne Gjermani.

Turqia kërkon punëtorë për mbledhjen e çajit,dhe me rrogat sa ne Gjermani.

0
0

Izolimi në shtëpi, për shkak të Koronavirusit, ka vënë në vështirësi fermerët turq të cilët nuk kanë punëtorë për të mbledhur të mbjellat.

Ata po ofrojnë paga afërsisht si ato të Gjermanisë për të mbledhur çajin që po u prishet në ara për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

Në një kohë kur konsumi i çajit në Turqi është rritur disa herë për shkak se njerëzit janë në karantinë, ata që kanë plantacione nuk po gjejnë punëtorë për ta mbledhur bimën.

Në shumë fshatra në veri të vendit pronarët e tokave nuk kanë mundësi ta vjelin vetë dhe janë në kërkim të punëtorëve, kryesisht mosha të reja. Pagesa është tepër e kënaqshme.

Nëse një person grumbullon mesatarisht 300 kg çaj shpërblehet me 4600 lira (590 euro) ndërsa nëse mbledh 400 kg paguhet 6900 lira në muaj (771 euro).

Nga ky projekt puna është e garantuar për gjashtë muaj duke përfshirë edhe sigurimet. Kjo shihet si një mundësi e mirë për ata të cilët momentalisht janë të papunë për shkak të epidemisë dhe mund të sigurojnë të ardhura në muajt në vijim.

Rajoni i Detit të Zi është edhe zona ku prodhohet më së shumti çaji pasi aty gjenden edhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella me këtë bimë.

Vite të tjera fermerët i kanë siguruar punëtorët edhe nga shtete të tjera fqinje ndërsa këtë pranverë e kanë të pamundur për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Turqia numëron 124,375 të infektuar nga Covid-19 dhe mbi 3300 viktima.