Tuna e bëri sërish baba, reagon për herë të parë Patris Berisha

Këngëtarja e njohur Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Zen.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja mbrëmjen e sotme, duke i surprizuar padyshim të gjithë. Tuna publikoi fotot e para me vogëlushin në rrjete sociale.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës! Nënë krenare e Tianit dhe Zenit!”, shkroi ajo.

Së fundmi, rreth lajmit të ëmbël ka reaguar dhe Patris Berisha. Ai ka ndarë një foto në Instastory, krahas së cilës ka shkruar “Mirë se vjen në jetë Zen”.