Nëse keni pllaka në dushin tuaj ose rreth vaskës tuaj, atëherë e dini se sa e vështirë është të mbani pastër ato. Kemi disa këshilla për ta bërë më të lehtë pastrimin e këtyre rripave të murit midis pllakave që duket sikur nuk do të pastrohen kurrë.
Sode buke dhe uthull: Kombinoje një përzierje me uthull dhe ujë 1:1 në një shishe llak, sprucojeni në të gjithë pllakën tuaj të dushit, lëreni për rreth 5 minuta dhe pastaj pastrojeni me një furçë dhëmbësh të vjetër ose një furçë pastrimi. Shpëlani uthullën me ujë të ngrohtë dhe pastaj fërkoni dhe njëherë vijat midis pllakave me sodë buke.
Kripë: Një tjetër mënyrë për të hequr qafe papastërtitë e vijave midis pllakave është pastrimi i tyre me anë të kripës. Fërkoni me një leckë të lagur përgjatë vijave me kripë. Lëreni gjatë natës dhe të nesërmen shpëlajeni me ujë.
Një sapun në formën e shkumës: Mund të përdorni dhe një shampo. Ndoshta është mënyra më e lehtë për të pastruar papastërtitë që krijohen . Mjafton ti fërkoni me një sfungjer që lani enët dhe ato të do zhduken menjëherë.