Home TE NDRYSHME Transporti urban gati të nisë punën ja rregullat e reja qe duhet...

Transporti urban gati të nisë punën ja rregullat e reja qe duhet ti dini patjeter

647
0

Mjetet e transportit urban në Tiranë, që janë të parkuara prej gati 2 muajsh, tashmë duket se janë gati për të rinisur punën.

“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Covid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”.

Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve.

“Me masat e Covid-it mund të futen në urban vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje e te ardhurave edhe për ta.

“Pezullimi i transportit publik ka sjell për operatorët një dëm mujor prej 3 milionë eurosh. Rinisja kërkon ndihmë financiare nga qeveria dhe Bashkia”- thote ai

Në Shqipëri transporti urban vijon të konsiderohet një shërbim me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, megjithese Kosova edhe pse me një numër më të lartë të të infektuarve, i ka hapur linjat urbane qytetase që prej ditës së hënë. Mirëpo në autobus nuk lejohet të futen më shumë se 20 persona dhe pa pasur maska e doreza si mase sigurie./opinion.al