EKUADOR-Të paktën 16 persona humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 ballë që goditi Ekuadorin jugor të shtunën pasdite, sipas zyrtarëve qeveritarë.
Tërmeti goditi afër qytetit jugor Baláo dhe ishte më shumë se 65 km (afërsisht 41 milje) i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Rreth 381 persona u plagosën nga tërmeti, tha Sekretariati i Përgjithshëm i Komunikimit të Presidencës së Ekuadorit në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.
Në provincën El Oro, të paktën 11 persona humbën jetën. Të paktën një vdekje tjetër u raportua në provincën e Azuay, sipas departamentit të komunikimit për presidentin e Ekuadorit. Në një deklaratë të mëparshme, autoritetet thanë se personi në Azuay u vra kur një mur u shemb mbi një makinë dhe se të paktën tre nga viktimat në El Oro vdiqën kur u rrëzua një kullë e kamerave të sigurisë.