Thirrja e Nenes se Silvana Gushit: Vajza ime erdhi me pushime si të gjithë emigrantët por..

Një mesazh, ajo e ka edhe për nënat shqiptare që të mos u japin fëmijëve makina të shtrenjta por t’i edukojnë që të mos vënë në rrezik jetën e të tjerëve, pasi sot i ndodhi asaj ndërsa nesër mund t’i ndodhë kujtdo tjetër.

“ I bëj thirrje të gjithë popullit, nënave dhe baballarëve u lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend. Të marrin masat. Qeveria t’i çojë atje ku e meritojnë se katër fëmijët e mi po hanë dhe. Vajza ime erdhi me pushime. Te prindërit si të gjithë emigrantët dhe i la koc kat nga një djalë që nuk është djalë i edukuar. Ai nuk e meriton të jetë djalë nëne dhe babai. Nëse është djalë me norma të vërë dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne.

Nënat të edukojnë fëmijët dhe mos t’u japin makina 100-200 mijë euro.

Ju lutem të më falni nëse flas ndonjë fjalë por jam nënë dhe të gjitha nënat e dinë si jam për fëmijët e tyre.