Një lëkundje tërmeti ka ndodhur në zonën e Shqipërisë së mesme rreth orës 16:00.
Sipas të dhënave, tërmeti prej 3.9ballësh ka ndodhur 22 kilometra larg Tiranës në zonën Elbasan-Dibër. Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se ky tërmet është i vogël dhe këtë zonë ndodhin shpesh të tillë.
“Kjo epiqendër është në verilindje të Tiranës, kryesisht zona Elbasan-Dibër dhe në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh që ne i quajmë të vegjël’, tha Rrapo Ormeni në një studio televizive.