Termeti qe ra sot/Plot dy vjet më parë më 21 shtator 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet qe shembi Durresin

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak më parë në Tiranë. Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.9 ballë dhe me një thellësi 1 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë vetëm 24 km larg Tiranës, por lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në qytete të tjera.

Ndërkohë kujtojmë se pikërisht dy vjet më parë, më 21 shtator 2019, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter, i cili në një farë mënyre i parapriu tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit, i cili shkaktoi humbjejete dhe qindra të plagosur.

Të jetë thjesht një rastësi, apo ndonjë lidhje e fenomeneve gjeologjike mes tyre në hark kohor? Mendimi i ekspertëve është me shumë interes në këtë rast.