Turqia këtë të premte është tronditur nga një tërmet 4 ballë i shkallës Rihter.
Mediat turke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në rrethin Ergani të Diyarbakirit në Turqi.
Përmes video do të shikoni reagimin e njerëzve ps lëkundjeve të tërmetit. Tërmeti, me madhësi 4.0 të shkallës Rihter, ishte 13.80 kilometra i thellë në tokë.
Ndryshe, tashmë disa video janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihen disa konsumatorë duke braktisur një dyqan.
Ndërkohë deri më tani nga tërmeti nuk është raportuar asnjë i lënduar vetëm dëme materiale.