Korona ndyrshoi rendin global ku tani nje epoke e re po vjen.
Politikanë gjermanë kanë shprehur shqetësimin e tyre se teoritë konspirative mbi pandeminë e Coronës kanë mbërritur ndërkohë në mesin e shoqërisë gjermane dhe cdo gje po ndryshon mendimin qe ata kane. Ata kërkojnë kundërvënien ndaj informacioneve të rreme dhe se duhet te kete me shume kujdes.
Politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga shtimi i teorive konspirative në kohët e koronës dhe ato jane shtuar shume dhe po perhapen cdo dite e me shume.
“Përfytyrimi, se pandemia është shkaktuar qëllimisht, për të kontrolluar popullin, dhe se pas kësaj fshihet Bill Gates apo fuqi të tjera të errëta, po arrin deri në mesin e shoqërisë”, i tha ministri i Punëve të Brendshme të landit të Tyringisë, Georg Maier (SPD) revistës gjermane “Der Spiegel”. “Në këtë pikë protesta kthehet shpejt në antisemitiste.”Dhe kjo mund te sjelle protesta dhe te shkaktojne ngjarje te pa kendshme.
Shqetësim përbëjnë për kreun e Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme të Landeve” gjermane edhe demonstratat aktuale. “Kur njerëzit ushtrojnë kritikë, natyrisht që nuk ka asnjë problem”, tha Maier. “Ajo që na alarmon është përpjekja e ekstremistëve për të marrë peng protestat.” Politikani socialdemokrat kërkon ta vërë këtë temë në axhendën e takimit të ardhshëm të ministrave të Punëve të Brendshme.
Kurse senatori për çështjet e brendshme, Andreas Geisel, SPD tha për të ashtuquajturat demonstratat e higjienës. “E rrezikshmja aty është që këta persona arrijnë edhe njerëz që janë besnikë të kushtetutës.” Ata instrumentalizohen kështu për përhapjen e teorive konspirative.
Markus Kerber, sekretar shteti në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme vëren „një luftë informacioni në mbarë botën” për shkak të pandemisë. Po ashtu vihet re edhe një rritje e dezinformimit e propagandës nga jashtë. Ndërkohë teoritë konspirative përhapen edhe brenda vendit. Kundër kësaj ne duhet të veprojmë me fakte, transparecë dhe mbrojtjes e shkencës”, tha Kerber. Krizat afatgjata janë terren i mirë ushqyes për teoritë konspirative.
– 0