Të rinjtë duan te largohet te gjithe nga Shqipëra, largohen 200 infermierë

Ikja e profesionisteve po kthehet ne nje plage per Shqiperine. Pandemia Covid 19 rriti nevojen per mjeke dhe infermiere dhe ne kete pike vjeshta do te shenoje nje vale te re ikjesh te tyre drejt Gjermanise.

Mbi 50 te rinj qe jane diplomuar ne kete dege, nje pjese e te cileve me pervoje ne spitale i jane nenshtruar kurseve intensive te gjuhes Gjermane dhe brenda pak muajsh do te jene kontigjenti i radhes qe do te largohen drejt ketij shteti.

Zyrtarisht nga Shkodra ne 5 vite rezultojne te kene ikur 200 infermier qe jane punesuar ne spitale, qendra klinike dhe shtepi te moshuarish ne shteti gjerman.

Nje perllogaritje e thjeshte i bie 40 infermiere ne vit, duke treguar krizen e thelle ne te cilen e kane zhytur sistemin tone shendetesor. Arsyet qe sjellin keto largime jane disa, qe nga mundesite e pakta te punesimit ne Shqiperi, procedurat burokratike dhe mbi te gjitha pagat qe ne sistemin tone jane disa here me te uleta se ne Gjermani.

Nje pagese ne shtetin gjerman varion nga 2500 deri ne 4500 euro, aq sa ne 1 vit nje infermier ne Shqiperi nuk arrin ti marre.

Kriza qe po perjeton vendi yne ne kete pike sa vjen dhe thellohet ndersa politikat e qeverise kane munguar per sherimin dhe mbylljen e kesaj plage.

Spitali i Shkodres dhe qendrat shendetesore po vuajne pasojat sepse keto te fundit nuk kane infermier per te mbuluar sherbimin ndaj popullates. Nje infermier dhe mjek sot arrin te sforcohet deri ne 2 apo 3 fshatra per te mbuluar me sherbim shendetesor popullaten dhe pritet qe ne vitet e ardhshme rrezikon te rritet si shifer./ShkodraNews