Është e pazakontë në vendin tonë që mes dy ish partnerëve të ketë miqësi dhe të mos ketë hatërmbetje, por ky nuk është rasti i DJ Vin Velit dhe Bora Zemanit.
Dikur një çift i bukur, dyshja u ndanë në 2017, pas lindjes së djalit të tyre Arbor dhe që në fillim treguan se nuk ishin ndarë “me doreza boksi”, por që për hir të vogëlushit kishin një marrëdhënie të mirë. Së fundmi Vini ishte edhe në festën që bëri Bora për ditëlindjen e saj të 30-të,
I ftuar në emisionin “N’Zoom” Veli tregoi se gjithmonë do i qëndrojë pranë Borës dhe do ta urojë për ditëlindje, pasi dëshiron që të mbajë larg urrejtjen për të dhënë shembull te fëmija i tyre.
“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”,-është shprehur Vini.