Si femra janë yje, por edhe si meshkuj të marrin më qafë: vajzat e Big Brother në versionin mashkullor/ foto

Që nga 5 tetori, banoret e shtëpisë së famshme ‘BBV’ vazhdimisht po marrin vëmendje duke shtuar kuriozitet te publiku.

Por a iu ka shkruar në mendje se si do të dukeshin banoret e shtëpisë nëse do ishin meshkuj? Së fundmi, një video në llogarinë “Tiktok” ka shfaqur banoret me mjekër dhe flokë të shkurtër.

Beatrix, Monika, Arjola, Beniada, Sara dhe Einxhel befasojnë me ndryshimin dhe nuk duken edhe aq keq. Video po shpërndahet duke shkaktuar shumë humor, në rrjetet sociale.

Me siguri edhe kur vetë protagonistet ta shohin, do shkrihen së qeshuri, pasi është vërtet diçka e bukur dhe gazmore.