“Të izolohen fëmijët me këto simptoma’”, mjeku ngre alarmin për sëmundjen që është përhapur në vendin tonë

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin për virusin ‘duar-këmbë-gojë’ që po prek fëmijët në vendin tonë.

“Është një virus shumë i njohur, është një virus që bën një formë infeksioni të lehtë tek fëmijët e vegjël”, tha Alimehmeti për Euronews Albania.

Mjeku nënvizoi se për këtë sëmundje nuk ka ndonjë mjekim specifik dhe se është një sëmundje e lehtë.

Ai u bëri thirrje prindërve që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos e përçojë virusin.

Sa i përket situatës së COVID-19 tek fëmijët, ai tha se është 5-fish më shumë mundësia që një fëmijë të jetë asimtomatik në krahasim me një 40-vjeçar.

Ai shtoi se humbjet e jetës janë fatmirësisht shumë të ulëta tek moshat e reja dhe se më shumë rëndësi është vaksinimi tek grupmoshat më të rritura.

Sipas mjekut rekomandohet vaksinimi anti-COVID kryesisht për fëmijët që kanë probleme shëndetësore.