Të gjithë rrezikojnë shumë, mbërrin lajmi i zi në shtëpinë e “Big Brother”

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka mbërritur pasditen e te dieles një zarf i zi qe paralajmëron një lajm të keq për banorët, dhe ashtu ndodhi.

Rregullat dhe transparenca në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë janë të shenjta, dhe neglizhenca e tyre është e pajustifikueshme.

Konkurentët kanë rezultuar se kanë fikur me qëllim mikrofonët e tyre, veprim i cili është i përsëritur dhe i paralajmëruar.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” vendosi që të 13 banorët të përgatisin valixhet e tyre, teksa do duhet të presin vendimin e rradhës të martën.