Të gjithë menduan se do lidhje me Fatjonin pas përqafimeve dhe puthjeve, Ana çudit: Dua të dal me këtë djal tani

Pas takimit të këndshëm me Andin e ri, Ana “u rikthye” tek Elvisi. Vajza zgjodhi Lokon në takimin e saj të radhës, gjë që u mirëprit edhe nga djali.

Elvisi buzëqeshi pas zgjedhjes së Anës. “Më zgjodhi për të mësuar se çfarë mendimi kam për vajzat e tjera”, tha Elvisi duke qeshur.

Ndërsa Ana u shpreh se gjatë takimit të tyre ka pasur diçka dhe kjo është arsyeja e zgjedhjes, nëse nuk do të kishte nuk do e kishte përzgjedhur.

“Përderisa e zgjodha përsëri do të thotë se ka pasur diçka mes nesh”, tha Ana.